Në Prizren sot u hap lokacioni i ri i ‘Shell’ së bashku me mbushësin e shpejt elektrik më të avancuar në prani të drejtorëve dhe menaxherëve globalë të ‘Shell’, së bashku me z. Martin Lustenberger dhe në praninë e Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesve të bizneseve nga e gjithë Kosova dhe qytetarëve të Kosovës.
Në këtë ceremoni gjatë fjalës së tij z. Martin Lustenberger, Drejtori Global i ‘Shell’, përmendi që kompania globale ‘Shell’ sot është e pranishme në Kosovë me brendin dhe produktet ‘Shell’ siç janë lubrifikantët, ushqim të shpejt, hot dog, auto kozmetike, etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZ. Martin i bëri thirrje të gjithë klientëve, banorëve se sot në Kosovë janë produktet dhe brendi ‘Shell’ dhe ju ofron produktet më cilësore.
Produktet ‘Shell’ mund t’i gjeni vetëm në lokacionet e shënjuara me ‘Shell’. Nga sot në lokacionin e ri të ‘Shell’ në Prizren e kemi mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar që shënon fillimin e epokës së re dhe synojmë që në të ardhmen ta rrisim këtë numër me qëllim që ta mbrojmë mjedisin tonë në përgjithësi, e posaçërisht këtu në Kosovë dhe ky do të jetë një shembull i mirë sepse Kosova është tregu i parë i licencuar në botë që e ka implementuar mbushësin e ri elektrik të shpejtë.
(Artikull i sponsorizuar nga Shell)
{gallery}