Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shefi i Bugattit vozit Porsche Panamera Sport Turismo

Kushdo që mendon se shefi i Bugattit, Spephan Winkelmann vozit një Bugatti në baza ditore, do të befasohet, pasi ai realisht vozit një Porsche, konkretisht një Panamera Sport Turismo super sportive.

Kjo është zbuluar nga vet Winkelmann në një intervistë për Autocar, ndërsa ka thënë se ai e ndërron veturën e tij për çdo vit, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu vizitë edhe Bugatti pothuajse çdo ditë, por bashkëpunimi me Audin bënë që ai të vozis edhe vetura RS.

Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, pasi që të gjitha këto, si Bugatti, Porsche e Audi, janë nën pronësi të Volkswagen Group.

Winkelmanni ka thënë për ‘Autocar’, veturat e tija nuk kanë të bëjë vetëm me preferencat e tij, por edhe përmirësimin e Bugattit.

Artikuj të ngjashëm