Për herë të dytë këtë vit, shefi i BMW-së, Oliver Zipse, bëri një reagim publik ndaj Teslas, duke veçuar cilësinë dhe besueshmërinë si çështje që e veçojnë prodhuesin gjerman të veturave luksoze kundrejt liderit të veturave elektrike.
Goditja e fundit e shefit ekzekutiv i bëri jehonë asaj në shkurt, kur ai hodhi dyshime mbi aftësinë e Teslës për të ruajtur kurorën e veturave elektrike përballë konkurrencës. Që atëherë, kërkesa ka vazhduar të rritet dhe Modeli 3 i Teslas ishte më i shituri në Evropë në shtator.
"Aty ku ne ndryshojmë është standardi ynë për cilësinë dhe besueshmërinë. Ne kemi aspirata të ndryshme për kënaqësinë e klientit", deklaroi Zipse.
BMW-ja zbuloi dy modele me bateri në javët e fundit, i4 sedan dhe iX SUV, dhe shitjet e modeleve hibride dhe elektrike pothuajse u dyfishuan në mbi 230 mijë veturaa në nëntë muajt e parë të vitit. Kjo është ende e zbehtë në krahasim me Teslan që dërgoi 241.300 vetura vetëm gjatë tremujorit të tretë.
“Tesla nuk është pjesë e segmentit premium. Ata po rriten shumë fuqishëm nëpërmjet uljes së çmimeve. Ne nuk do ta bënim këtë pasi ju duhet të kaloni distancën”, shtoi Zipse.
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë