SEAT ka treguar se do të prezantojë gjashtë modele të reja në tre vitet e ardhshme si pjesë e zgjerimit të prodhimit të kësaj marke.
Këto modele do të hyjnë në segmente që SEAT deri tani nuk konkurron me markat tjera, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModeli i parë i ri që do të arrijë do të jetë një SUV i kategorisë së madhe, i cili do të dalë në shitje gjatë vitit të ardhshëm, dizajni i të cilit tashëm është i përfunduar, ndërsa emri i tij di t’i vihet nga sugjerimet dhe votimi i publikut.
Tre modelet e tjera do të jenë vetura elektrike të bazuara nga platforma e Volkswagen Group MEB, të cilat pritet të dalin në shitje në vitin 2019, e që sipas tyre me një mbushje të vetme do të kalojnë deri 500 kilometra rrugë.
Gjatë zbulimit të SEAT Arona, shefi i kësaj kompanie, Matthais Rabe ka thënë për Auto Express: Me këto gjashtë modele të reja do të hyjmë në së paku tre segmente të reja. Tre modele do të jenë zëvendësim, por tre modele do të jenë komplet të rinj.
Vitin 2016, SEAT e ka pasur më të mirin e tij ndonjëherë gjatë të cilit ka regjistruar 143 milionë euro fitim dhe mbi 4 qind mijë vetura të shitura në të gjithë botën.