Në ankandin e ardhshëm “Goodind & Company’s” në SHBA, do të dalë për shitje prototipi Ferrari 275 GTB i vitit 1964.
Ky prototip, thuhet se është përdorur për zhvillimin e modelit 275 GTB si dhe në testimin e motorit të tij 3.3-litër V12, në vitin 1966 mori pjesë në garën Monte Carlo Rally, transmeton Koha.net.
{gallery}
Prototipi 275 GTB, po ashtu, ka pësuar disa modifikime, të cilat përfshijnë dritat shtesë, xhamin e përforcuar, diferencialin LSD, kofanon e veçantë dhe fshesën shtesë te xhami i përparmë.
Megjithatë, ky Ferrari 275 GTB i vitit 1964 me eksterier me ngjyrë të verdhë do të dalë për shitje në ankand ku pronari i ri pritet të paguaj për të nga 6 deri 8 milionë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferrari lanson modelin 296GTB me 820 kuajfuqi
-
Del në shitje Dino 246GT, një Ferrari i rrallë
-
Ferrari 250 GTO i vitit 1962 shitet për 48 milionë dollarë
-
Del në shitje Ferrari i vetëm i 1953-s për 6.5 milionë euro
-
Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh