Pas largimit të prodhuesve të mëdhenj botërorë nga Kina, prodhuesi rus i Ladas, “AvtoVAZ” ka gjetur lumturinë në Kinë. Rezultati është Lada X-Cross 5 i ri, të cilin kompania e ka prezantuar në Sochi.
Lada e re në fakt është Lada kineze.
Modeli X-Cross është krijuar në strukturë të modelit kinez FAW Bestune T77 dhe nuk dallon nga versioni kinez. Logoja është dallimi kryesor. Të gjitha detajet e jashtme dhe brendshme janë të identike.
Po ashtu vetura ka motorin e njëjtë 1.5-litërsh benzinë, që prodhon 160 kuajfuqi, që funksionon me marsh manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me shtatë. Për rusët është avancim fakti që vetura e re ka fuqi më shumë se opsionet e shkuara që ofronte Lada.
Për dallim nga versioni origjinal që bëhet në Kinë, Lada X-Cross 5 për tregun rus do të prodhohet në St.Petersburg, në fabrikën që dikur ishte nën pronësi të Nissanit.
Vetura kushton rreth 24 mijë euro.