Kompania e njohur ruse e cila merret me modifikimin e veturave, TopCar, tani ofron një paketë të re për G63-shin e Mercedes-AMG-së.
Paketa e re quhet “Inferno” dhe përfshinë aerodinamikën nga fibra të karbonit, rrotat e reja si dhe gypat e rinj të sistemit për shkarkimin e gazrave.
{gallery}
Mercedes-AMG G63 Inferno tani vjen me mbrojtës të ri shtesë (spoiler), pragjet e reja, kofanon e re, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer) si dhe me mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (spoiler) në çati, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me dritat LED shtesë, eksterier me ngjyrë të zezë, rrotat me ngjyrë të zezë, etj.
Paketa “Inferno” e TopCarit kushton pothuajse 45,000 dollarë (rreth 40,000 euro), ndërsa motori i këtij G63-shi vazhdon të jetë i njëjti – 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 430 kW/585 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 9 shpejtësi.