Fotografi të konceptit BMW Z4 kanë rrjedhur në internet para debutimit të tij në panairin e veturave ‘Pebble Beach Concours d’Elegance’.
Në fotografit e publikuara mund të vërehet vetëm dizajni i BMW Z4 të ri nga para dhe prapa, si dhe dritat e tij, transmeton koha.net.
BMW Z4 i ri do të zëvendësojë gjeneratën e dytë të këtij modeli, i cili është në qarkullim që nga viti 2009, ndërsa do të rivalizojë direkt Porsche 817 Boxster e Toyota Supra.
Motorin pritet ta ketë me benzinë, me katër apo gjashtë cilindra, ndërsa pritet të ketë më së paku 200 kuaj fuqi në modelin standard e atë sportiv rreth 300 kuaj fuqi.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm