Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rrjedh SUV-i elektrik i ri i Renaultit, me dizajn revolucionar

Portofoli i Renaulitit me vetura elektrike sa vjen e zgjerohet.

I quajtur Renault Zoe, kjo veturë pritet të arrijë brenda 18 muajve të ardhshëm, e ashtu siç shihet në fotot e mëposhtme, ai ka një dizajn revolucionar, pa gril nga para, raporton autoexpress.co.uk.

Dizajni i Renault Zoe pritet të jetë i ngjashëm me konceptin Morphoz, të prezantuar në mars të këtij viti, transmeton KOHA.

Shefi i dizajnit Laurens van den Acker ka thënë për ueb faqen automobilistike autoexpress, se ata dëshirojnë ta bëjnë atë të duket i njëjtë me Morphoz, sa më shumë që të jetë e mundur.

“Shpresoj që ta bëjmë atë të duket sikur Morphoz”

“Morphoz ishte një eksperiencë interesante sepse unë dëshiroja që veturat tona elektrike të kenë karakter, edhe pse ato mund të mos kenë karakteristikat apo elementet e zakonshme të një veture tradicionale, ashtu siç është grili nga para, gjë e cila i jep një fytyrë veturave”, ka shtuar ai.

Edhe Renault do të vazhdojë planin për prodhimin e veturave elektrike edhe pa Nissanin Auto Renault do të vazhdojë planin për prodhimin e veturave elektrike edhe pa Nissanin

Renault Group do të lansojë dy vetura elektrike në 18 muajt e ardhshëm, e njëra prej tyre është një Dacia Spring elektrik.

Përveç dizajnit të tij, i cili ka rrjedhur online, më shumë detaje të tij ende nuk janë zbuluar.

{gallery}