Gjiganti francez i veturave, Renault, prezantoi modelin e tij të parë SUV Coupe në panairin e veturave në Moskë.
SUV Coupe janë të rrallë në botën e makinave, dhe ata që ekzistojnë janë kryesisht të rezervuar për segmentin premium, transmeton KP.
Renault nuk do ta shesë SUV Coupe në Evropë, duke mos e llogaritur Rusinë, ku BMW X4 dhe Mercedes GLC Coupe janë aktualisht më të njohurat në këtë klasë.
Francezët nuk kanë zbuluar detaje teknike të veturës dhe as çmimin e saj.