Auto

Mazda heq dorë nga prodhimi i “veturës më të bukur në botë”

Kur prodhuesi japonez, Mazda, prezantoi Vision Coupen, shume e shpallën këtë koncept si gjysmë-limuzinën më të bukur në botë. Kjo ndodhi më tetor të vitit 2017. Kanë kaluar katër vjet e gjysmë dhe ky model ende nuk është parë në rrugë.

Fajtori është model SUV i Mazdas. Mazda po ka kërkesa të mëdha për SUV-in dhe fitimi është i rëndësishëm, dhe për kompanitë e mëdha vjen gjithmonë si synim i parë.

Këtë e konfirmoi edhe shefi i zhvillimit të Mazdas për Evropën, Masaharu Kondo, i cili ka thënë në një intervistë për British Autocar se "është e rëndësishme që ne ta shesim SUV-in".

Megjithatë, ai pranoi se "do të ishte shumë mirë të kishim një model me një motor të montuar përpara, me rrota të pasme dhe një motor me gjashtë cilindra si pasardhës të Mazda 6".

“Do të ishte mirë, por nuk do të ndodhë tani për tani. Situata aktuale në industrinë e veturave dhe kërkesa në rritje për modelet SUV kanë ngrirë projektin e Mazda 6 të re, të paktën për momentin”, ka thënë Kondo.