Hetuesit francezë në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtje të Konsumatorit janë duke provuar që të gjejnë nëse Renaulti ka mashtruar lidhur me motorët me naftë, duke emetuar më shumë gazra se sa që lejohet.
Më 15 mars, gazeta franceze “Liberation”, në burime të veta ka ofruar një dokument 39 faqesh për këtë hetim.
“Kompania kishte përdorur një strategji për të mashtruar me rezultatin në testet anti-ndotje”, thuhet në përshkrim të hetimit.
Sipas raportimit, testet kanë treguar se disa modele të Renaultit kanë liruar rreth 300 për qind më shumë gazra.
“Këto rezultate e bëjnë shumë të mundshme përdorimin e një pajisjeje që specifikisht ishte përdorur për të modifikuar operimet e motorit për të reduktuar numrin e gazrave të emetuar”, thuhet më tej në raport, transmeton Koha.net.
Ky skandal pritet të prekë rreth 900 mijë vetura të Renaultit dhe, sipas Liberation, kompania mund të gjobitet deri në 3.5 miliardë euro.
-
Renaulti do të përballet me kallëzim penal nga klientët në Francë
-
Volkswageni humb rastin në Evropë për skandalin me veturat dizelë
-
Franca planifikon rritjen e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë
-
Mercedesi dënohet me 1.5 miliardë dollarë për mashtrim në testime të emetimit të gazrave
-
Gjykata e SHBA-së refuzon kërkesën e Volkswagenit, prapë mund të dënohet me miliarda dollarë për mashtrimin me emetim të gazrave