Ndërsa jemi duke pritur që Renaulti të prezantojë versionin serik të konceptit Arkana, i cili është promovuar vitin e kaluar në panairin e veturave në Moskë, Rusi, tani në panairin në Seul është promovuar versioni i tij me etiketën e Samsungut (Renault-Samsung është filiala në Korenë Jugore e aleancës Renault-Nissan).
Fjala është për modelin e quajtur Samsung XM3 Inspire, i cili vjen në formë të konceptit dhe xhamat e errët.
Modeli serik Renault Arkana në Rusi pritet të fillojë të shitet në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa modeli serik Samung XM3 Inspire pritet të arrijë në tremujorin e parë të vitit 2020, transmeton Koha.net. Po ashtu, Samsung XM3 Inspire do të prodhohet në fabrikën në Busan, Kore Jugore.
{gallery}
Sa i përket motorit, Samsung XM3 Inspire do të vijë me motor dizel 1.5-litër Turbo ndërsa Renault Arkana në Rusi do të ketë motor benzinë 1.3-litër Turbo.
Gjithashtu, Renault Arkana do të shitet edhe në Kinë e Brazil dhe me këtë model kjo kompani e njohur franceze do të forcojë pozicionin në segmentin i cili po rritet shumë shpejtë si dhe se ky model me dimension ndërkombëtar do të hapë një kapitull të ri në historinë e kompanisë [Renault].
Renault Arkana, po ashtu, është i gjatë 4.54 metra, i gjerë 1.8 metra dhe i lartë 1.57 metra.