Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Range Rover klasik bëhet me motor elektrik

Kompania Lunaz nga Silverstone, Angli, është një kompani që merret me elektrifikimin e veturave klasike.

Lunaz deri tani ka prezantuar modelet elektrike klasike si Jaguar XK120, Bentley Continental dhe Rolls-Royce Phantom V, ndërsa tani ka zgjedhur Range Roverin.

Puna që bënë kjo kompani me veturat legjendare është e detajizuar, ku secila veturë çmontohet në pjesë më të vogla dhe pastaj fillon procesi i modifikimit dhe elektrifikimit.

Konsumatorët mund të zgjedhin modelet e ndryshme të modifikimit, duke përfshirë atë “Safari”, “Town” apo “Country”. Modelet “Town” kanë ulëset e pasme dhe janë të fokusuara në komoditetin e vozitësit, si dhe janë në dispozicion me boshtin e rrotave më të gjatë e më të shkurtër. Ndërsa modelet “Country” do të jenë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe amortizatorët e modifikuar.

{gallery}

Të gjitha këto modele do të vijnë me teknologji moderne duke përfshirë sistemin për argëtim dhe informim (“Infotainment”).

Edhe Dalin pamjet e Range Rover 2026 Auto Dalin pamjet e Range Rover 2026

Gjithashtu, modelet “Country” mund të modifikohen në mënyrë që të kenë më shumë hapësirë në bagazh, si dhe te modelet “Town” në ofertë është edhe krijimi i një “mini-bari” për pasagjerët në ulëset e pasme.

Lunaz në fazën e parë planifikon të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij Range Roveri legjendar dhe se çmimi për një njësi pritet të jetë rreth 270,000 euro.