Fermerët në Gjermani nuk kanë qenë në marrëdhëniet më të mira me Volkswagenin kohët e fundit. Ata janë të shqetësuar nga e ashtuquajtura politikë e gjelbër e këtij prodhuesi të veturave, por edhe e kompanive të tjera, shkruan Autoblog.
Fermerët u prekën veçanërisht nga vendimi i kompanisë vitin e kaluar për të mos ofruar produkte mishi në mensat e fabrikës së saj në Gjermani.
Fermerët e shoqatës “Freie Bauern” kanë vendosur të mos blejnë automjete Volkswagen. Qindra fermerë kanë nënshkruar thirrjen për bojkot.
Fermerët pretendojnë se biznesi i tyre nuk ndikon në ndryshimin e klimës. Ata kërkojnë që Volkswageni duhet të ndryshojë vendimin, që të kthejë produktet e mishit në menu.
Në shenjë proteste ata lyen me bojë logon e një automjeti VW. E lyen në mënyrë që të mbetej vetëm shkronja V, e cila simbolizon fitoren e tyre kundër Volkswagenit.
-
Blerësit kinezë të interesuar për fabrikat “e padëshiruara” gjermane të Volkswagenit
-
Gati 100 mijë punëtorë të Volkswagenit iu bashkuan grevës
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Volkswageni arrin marrëveshje për reduktimin e 35 mijë vendeve të punës në Gjermani
-
Punëtorët e Volkswagenit në greva paralajmëruese në të gjithë Gjermaninë