Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

PSA Groupe shpalos modelin e tretë me radhë

PSA Grupe (e cila përfshinë brendet Peugeot, Citroen, DS, Opel dhe Vauxhall), sot ka prezantuar modelin e saj të ri Peugeot Rifter, i fundit nga seria e risive të segmentit Leisure Activity Vehicles (LAV).

Pas Citoren Berlingo dhe Opel Combo, tani ka arritur edhe modeli tjetër Peugeot Partner, transmeton Koha.net. Megjithatë, Peugeot ka vendosur që emrin e këtij modeli ta ndërrojë në Peugeot Rifter.

Grupi PSA të tre këto modele të reja i ka ndërtuar mbi platformën inovative të bazuar në EMP2 (Efficient Modular Platform 2), dhe do të jenë në dispozicion në version standard dhe të zgjatur si dhe me 5 dhe 7 ulëse.

Prodhimi i këtyre modeleve të reja do të zhvillohet në fabrikën Vigo, në Spanjë, dhe Mangualde, Portugali, ku për ta në dispozicion do të jenë një numër i sistemeve të tërheqjes dhe sistemeve për ndihmë të shoferit.

Ashtu siç është raportuar edhe më herët, pavarësisht nga platforma të tre këto modele dallojnë mes veti në mënyrë vizuale, veçanërisht sa i përket pjesës së përparme sepse këtu ndryshojnë nga elementet karakteristike për secilën brend veç e veç.

Gjithashtu, PSA Groupe njofton se Peugeot Rifter i ri do të vendosë standarde të reja në klasën e saj, pra do të jetë më ekonomike, ergonometrike si dhe do të ofrojë më shumë rehati dhe siguri.

Versioni standard i Peugeot Rifter është i gjatë 4.4 metra dhe kapaciteti i bagazhit të tij është 775 litra, ndërsa versioni i zgjatur – Rifter Long, do të jetë i gjatë 4.75 metra.

Edhe Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një” Auto 2 j. më parë Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”

{gallery}

Duhet theksuar se, ndër të tjera, Peugeot Rifter do të vijë edhe me sistemin automatik të frenimit, sistemin për identifikim të shenjave të komunikacionit, sistemin për mbikëqyrjen e këndit të vdekur, sistemin 8.0-inç për argëtim (infotainment) që ofron mbështetje për aplikacionin Android Auto, Apple CarPlay dhe MirrorLink.

Në gamën e motorëve te Rifter do të jenë në dispozicion motori benzinë 1.2-litër PureTech me 110 dhe 130 kuajfuqi, si dhe dizel 1.5-litër BlueHDi me 75, 100 dhe 130 kuajfuqi. Po ashtu, për të dy këta motorë në dispozicion është marshi manual me shtatë shpejtësi dhe ai automatik me tetë shpejtësi.