Kompania kineze Geely, pronari i Volvos, London Taxit dhe Lotusit, si dhe bashkëpronar i Daimlerit, bleu një pistën e garave Utah Motorsport Campus (UMC), në SHBA.
Geely tha se do të respektojë kontratat aktive, bashkëpunimin dhe dhënien me qira të kompleksit të ndërtuar në vitin 2006, por paralajmëroi gjithashtu ndryshime nga 2019-ta, transmeton ksp.
Pjesa qendrore e kompleksit përbëhet nga një pistë e asfaltuar prej 7.14 kilometrash dhe ka një hartë mbrojtëse prej 1.5 km të gjatë, e cila mund të ndryshojë konfigurimin, pistën e shkurtër në terren dhe një pistë për motoçikleta.
UMC ishte nikoqir i serisë amerikane Le Mans, Pirelli World Challenge, seria NASCAR Pro e Perëndimit dhe disa garave tjera të vrapimit. Pista gjendet rreth gjysmë ore larg qytetit Solt-Lake. Gjithashtu, Geely është pronar dhe organizator i Kampionatit FIA të Formula Kineze 4.