Edhe pse Tesla ka shumë probleme me vonesat në prodhim dhe humbjen e parave, Modeli 3 është ende shumë fitimprurës për kompaninë.
Bazuar në deklaratën e inxhinierëve ndërtimi i një Model 3 kushton rreth 28,000 dollarë.
Kjo përfshin 10,000 dollarë kostot e prodhimit dhe 18,000 dollarë për materialet. Duke pasur parasysh se Tesla ende nuk është duke shitur versionin më të lirë prej 35,000 dollarësh, kompania është shumë fitimprurëse për çdo shitje të Model 3, transmeton ksp.
Ky fitim është arritur në masë të madhe për shkak të paketimit të baterive në këtë veturë elektrike, të cilat përdorin dukshëm më pak kobalt se sa është rasti me konkurrentët e Teslës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
Rritet edhe kostoja e ndërtimit, 3.6% më e lartë se një vit më parë
-
Punëtori i Teslas thotë se u godit nga roboti në fabrikë, kërkon 43 mln euro dëmshpërblim