Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet Land Rover Defender i ri me “hundë” dhe emër të gjatë

Kompania e njohur britanike e cila merret me modifikimin e veturave, Kahn Design, ka prezantuar modelin e saj të modifikuar Land Rover Defender i cili ka “hundë” të gjatë dhe emër të gjatë.

Emri i gjatë i këtij modeli është Land Rover Defender XS Station Wagon 2.2 TDCi Flying Huntsman 105 Longnose, transmeton Koha.net. Këtë emër ky model e ka marrë për shkak se pjesa e përparme e tij është shumë e gjatë për dallim nga modeli nga fabrika.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duhet theksuar se ky model i ri vjen edhe me mbrojtëset anësore të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, dritat e përparme LED Diamond, mbajtësi Flying Huntsman i rrotës rezervë, tavanin panoramik, set të rrotave 18-inç nga alumini me ngjyrë të zezë mat, amortizatorët e modifikuar dhe sistemin e frenave të modifikuar, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset GTB, interier prej lëkure, pedalet nga alumini...

Sa i përket motorit, Land Rover Defender XS Station Wagon 2.2 TDCi Flying Huntsman 105 Longnose vjen me motor 2.2 TDCi në kombinim me marshin automatik me shtatë shpejtësi, ndërsa çmimi i këtij modeli është rreth 90 mijë funte.

{gallery}