Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prej gjeneratës së re, s’do të ketë më Audi A3 me tri dyer

Vitin e shkuar u raportua se do të shtyhet lansimi i gjeneratës së re të Audi A3, me qëllim të fokusimit në pasojat e skandalit “Dieselgate”. Tani raportohet se skandali më i madh në autoindustri do të ndikojë edhe më shumë në të ardhmen e veturës së njohur.

Sipas “Autocar”, Audi do të largojë përfundimisht versionin me tri dyer.

Modeli i fundit A3 me tri dyer do të prodhohet më 2019, pak para lansimit të gjeneratës së re të Audi A3. Pasardhësi i pesëdyershit A3 do të vazhdojë të ruajë traditën e linjës së njohur të automobilave gjermanë.

Gjenerata aktuale e Audi A3 u rifreskua më 2015. Në vitin 2016, në SHBA A3 mori motorin e ri 2.0-litërsh TSI me 186 kuajfuqi duke zëvendësuar modelin 1.8 TSI.

Artikuj të ngjashëm