Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche u dhuron punëtorëve nga 9 mijë euro bonus, pastaj i inkurajon ata që t’ua dhurojnë të tjerëve

Shumica e prodhuesve të veturave janë duke i mbyllur fabrikat e tyre përkohësisht për shkak të koronavirusit.

Porsche ka treguar se do të mbyll fabrikat e saj në Gjermani, njërën në Zuffenhausen dhe tjetrën në Leipzig deri më 14 prill, transmeton KOHA.

Porsche ka bërë të ditur se do t’i dhuroj punëtorëve nga 9 mijë euro bonus “për angazhim të veçantë të forcës punëtore të Porsches gjatë vitit 2019”.

“Suksesi i kompanisë sonë është bërë i mundur nga puna e kolegëve tanë”, ka bërë të ditur shefi i kësaj kompanie, Werner Weresch.

“Të gjithë ata kanë punuar për Porschen me një përkushtim të madh gjatë vitit të kaluar. Është pjesë e kulturës së Porsches që të shpërblejë forcën punëtore”, ka shtuar ai.

Edhe Porsche tronditet nga kriza Auto Porsche tronditet nga kriza

Por këtë bonus të madh, Porsche pastaj i ka kërkuar punëtorëve që ti dhurojnë ato, me vullnetin e tyre.

Porsche deri tani ka dhuruar 5 milionë euro për shërbimet emergjente, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë të rris donacionin e tyre.