Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche sjell Macanin e ri pa motorë dizelë

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Porsche, ka prezantuar versionin sportiv të Macanit të ridizajnuar, Macan S, por pa motor dizelë në ofertë.

Macan S vjen me motor 3.0-litër V6 Turbo me kapacitet prej 354 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.1 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 254 km/h.

{gallery}

Porsche Macan S është ndërtuar në të njëjtën platformë si Audi Q5, e cila e bën atë më të gjatë dhe më të gjerë, transmeton ksp.

Megjithëse Porsche nuk preferoi kurrë motorët dizelë, tri modele të mëdha Macan, Cayenne dhe Panamera tradicionalisht kishin këto lloje të motorëve.

Për shkak të rregullave të zgjeruara mjedisore, Porsche lansoi së pari versionin e motorit 3.0-litër V6 nga versionet e mëparshme të Cayennet dhe Macanit.