Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche prezanton Cayennen e re hibride

I paralajmëruar përmes një seti fotografish dhe i incizuar gjatë testimeve në Afrikën e Jugut, Porsche Cayenne E-Hybrid tani është prezantuar zyrtarisht për publikun e gjerë.

Përveç Afrikës së Jugut, Cayenne E-Hybrid është testuar edhe në veri të Kanadasë (në motin minus 40 gradë) dhe në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara të Arabisë (në motin plus 40 gradë), transmeton Koha.net.

Cayenne E-Hybrid vjen me motor benzinë 3.0-litër V6 me kapacitet prej 340 kuajfuqi, në kombinim me motorin elektrik me kapacitet prej 136 kuajfuqi, baterinë litium-jon prej 14.1 kWh dhe marshin automatik Tiptronic me tetë shpejtësi.

Fuqia totale e këtij modeli hibrid është 462 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 253 km/h. Po ashtu, shpenzon karburant mesatarisht 3.2-litra në 100 km, si dhe mund të vozitet vetëm me motorin elektrik deri në 44 km me një shpejtësi deri në 135 km/h.

Gjithashtu, Porsche Cayenne E-Hybrid vjen edhe me paketën “Sport Chrono”, ekranin Head-up, sistemin për amortizatorët i quajtur “Porsche Active Suspension Management”, sistemin “Porsche Traction Management”, sistemin “Porsche Dynamic Chassis Control” dhe sistemin për parkim “Remote Park Assist”.

Edhe Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri Auto 1 muaj më parë Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri

Sa i përket çmimit, Cayenne E-Hybrid në SHBA kushton 79,900 dollarë, ndërsa në Britani të Madhe 67,128 funte.

{gallery}