Kompania e njohur gjermane e veturave, Porsche, për vitin e ardhshëm është duke përgatitur disa vetura të reja dhe njëri nga këto vetura është Panamera GTS.
Nuk dihet shumë për këtë model, por në gjenerata e kaluara ishte i vendosur ndërmjet Panamera S dhe Panamera Turbo dhe kishte motorin e Panamera S.
Nëse ndodh e njëjta gjë edhe me gjeneratën e re, atëherë Porsche Panamera GTS nën kofano do të ketë motorin 2.9-litër V6, transmeton Koha.net. Ky motor është me kapacitet prej 440 kuajfuqi.
Gjithashtu, vitin e ardhshëm në treg do të arrijë edhe Porsche 718 Cayman T, i cili është i frymëzuar nga modeli 911 Carrea e vitit 2017.
Pesha e tij do të jetë 1,655 kilogramë, 30 kg më pak se modeli standard, ndërsa do të jetë në dispozicion me motor benzinë 2.0-litër e kapacitet prej 300 kuajfuqi.