Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche mund të krijojë taksi fluturues

Kompania nën pronësi të Volkswagenit, Porsche mund të zhvillojë një automjet fluturues për pasagjerë me qëllim që të garojë me rivalët në tregun e taksive urbane.

“Kjo do të kishte kuptim. Nëse vozis prej [bazës së Porsches] Zuffenhausen deri në aeroportin e Stuttgartit, më duhen së paku gjysmë ore, nëse jam me fat. Fluturimi do ta bënte për tre minuta e gjysmë”, ka thënë shefi i kompanisë Porsche, Von Platen.

Porsche do t’i bashkohej një numri të kompanive që janë duke punuar në dizajnin e veturave fluturuese me qëllim që t’i japin tjetër formë tregut të transportit, transmeton Koha.net.

Dizajnuesi i Volkswagenit, Italdesign dhe Airbus vitin e kaluar në panairin e veturave në Gjenevë prezantuar një veturë fluturuese me dy ulëse, të dizajnuar për të shmangur trafikun e ngjeshur nëpër rrugët e qytetit.

Me planet e Porsches, pasagjerët do të jenë në gjendje që të kenë kontroll në veturat fluturuese, por nuk do të kenë nevojë që të kenë leje pilotimi sepse funksionet e veturës do të jenë automatike.

Rival të Porsches për veturat fluturuese pritet të jenë Volocopter, e përkrahur nga Daimleri, Lilum Jet dhe eVolo.

Artikuj të ngjashëm