Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche dhe Audi bashkojnë forcat për një platformë të re elektrike

Porsche dhe Audi tani do të punojnë së bashku në një platformë të re të veturave, e cila i lejojnë që të dy këto marka që të rrisin teknologjitë elektrike, digjitalizimin e autonominë e veturave, kanë treguar shefat e kompanive, transmeton koha.net.

“Trurët më të mirë të të dyja kompanive së bashku do të përcaktojnë kursin teknik për të ardhmen”, ka thënë shefi i Audi, Rupert Stadler.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas shefit të Porsche, Oliver Blume të dy markat do të shfrytëzojnë eksperiencat e njëra tjetrës dhe “do të bashkëpunojnë kudo që ka nevojë”.

Megjithatë shefi i Porsche ka thënë se partneriteti teknik nuk do të ndikoj në karakterin e makinave të tyre, transmeton koha.net.

“Porsche gjithmonë është Porsche, dhe do të qëndrojë kështu edhe në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Bashkëpunimi në mes këtyre dy markave nuk është diçka e re, që të dyja janë pjesë e Volkswagen Group, ndërsa modeli i Porsche Macan përdor shumë komponentë nga Audi Q5 SUV.

Porsche planifikon të lansojë veturën elektrike Mission E në vitin 2020 derisa Audi është duke prodhuar një SUV elektrik, i cili do të dal në viti 2018.

Që të dy do të ofrojnë vozitje autonome në shkallë të ndryshme.