Auto

Porsche 911 Turbo S nga Mansory

Ka kaluar një muaj nga panairi i veturave në Gjenevë ku kompania e njohur Mansory ka prezantuar gamën e saj të modeleve të modifikuara – Ferrari 812 Superfast, McLaren 720S, Aston Martin DB11, Porsche Panamera Sport Turismo, etj.

Kjo kompani, ka përgatitur edhe një model sportiv të modifikuar

Fjala është për Porsche 911 Turbo S, ku Mansory ofron paketën e re nga fibra të karbonit për modifikimin e tij, transmeton Koha.net.

Ndër të tjera, paketa përfshinë kofanon e re, dritat e përparme, spoileri i përparmë, vrima për ajër, set pragjesh, difuzer i pasmë dhe spoiler i pasmë.

Gjithashtu, edhe interieri tani ka disa elemente nga fibra të karbonit, në timon, panelin e përparmë, etj.

{gallery}