Gjithnjë e më shumë, njerëzit janë duke lëvizur drejt qyteteve dhe gjithnjë e më shumë njerëzit do të mobilizohen falë automatizimit.
Në të ardhmen e afërt, qytetarët, fëmijët dhe njerëzit që s’kanë patentë shoferi do të dëshirojnë që të përdorin taksitë e përshtatshëm robotikë, transmeton Koha.net. Me një alokim të zgjuar të trafikut mes rrugëve dhe hapësirës ajrore, njerëzit dhe qytetet mund të përfitojnë në të njëjtën masë.
{gallery}
Në panairin ‘Drone Week’, që po mbahet në Amsterdam, kompania Audi, Airbus dhe Italdesign janë duke prezantuar për herë të parë një prototip vetë-vozitës dhe fluturues i quajtur Pop.Up Next. Ky koncept inovativ për taksinë fluturuese, kombinon një veturë elektrike vetë-vozitëse me një dron për pasagjerë.
Në testin e parë publik të fluturimit, moduli i fluturimit ka vendosur me saktësi kabinën e pasagjerit në modulin tokësor, i cili pastaj ka filluar të vetë-vozitet. Ky është ende një model në shkallën 1:4.
Edhe
Audi prezanton superveturën e re
Por, në dekadën e ardhshme, konsumatorët e Audit do të mundë të përdorin shërbimet e përshtatshme dhe efikase të taksive fluturuese në qytetet e mëdha – në operimin multi-modal, në ajër dhe në rrugë, përcjell Koha.net.
Pa ndryshimin e veturave, pasagjerët do të kënaqen me kohën e tyre të lirë, do të relaksohen ose do të punojnë.