Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Pontiac Fiero Custom Coupe, “bisha” e krijuar nga tri modele të ndryshme

Nën-brendi i General Motors, Pontiac, ka krijuar një “bishë” duke u bazuar në tri modele të ndryshme të veturave.

Kreacioni i saj i ri quhet Pontiac Fiero Custom Coupe, dhe ka rrotat shumë të mëdha, dizajn të bazuar në Ferrari Testarossa e vitit 1985, si dhe karrocerinë e ka huazuar nga Chevrolet Blazer, transmeton Koha.net. Kjo “bishë”, po ashtu, është e bazuar në Pontiac Fiero të vitit 1984.

{gallery}

Nën kofanon e kësaj “bishe” gjendet motori 350ci V8 i cili është në kombinim me marshin automatik TH400 me 3 shpejtësi.

Gjithashtu, Pontiac Fiero Custom Coupe pritet të dalë në shitje muajin e ardhshëm përmes ankandit “Scottsdale 2020” në Arizona nga Barrett-Jackson.