Auto

Plani i “Tesla” për të prirë në argëtimin brenda automobilave

Një automobil mesatarisht ka më shumë se 150 milionë rreshta kod, sipas një raportimi të vitit 2018 nga “KPMG”, dhe përqindje më e lartë e softuerëve do të angazhohet për sistemin argëtues brenda automobilave në të ardhmen. “Tesla” gjithmonë është njohur për “befasitë” brenda automobilave të vet, sikur funksioni që i bën të gjitha dritat e brendshme të automobilit në një modul diskoje, shkruan sot Koha Ditore.

Jashtë kësaj, shefi i “Teslas”, Elon Musk, është serioz për argëtimin brenda automobilit. Në një njoftim të fundit të kompanisë për të hyrat, shefi ekzekutiv i kompanisë ka thënë se qëllimi është të krijohet një sistem i brendshëm që ofron “argëtimin më të mirë të mundshëm brenda automobilit”. Ai madje thumboi edhe kompanitë e tjera po ashtu.

“Qëllimi për sistemin e brendshëm është të themi se çfarë është argëtimi më i madh që mund të keni brenda automobilit. Nuk mendoj se kompanitë e tjera mendojnë në këtë mënyrë”, ka thënë ai, raporton “CNBC”.

“Nuk është thjesht një pajisje transporti pa shpirt e pa karakter”. Gara për automobilat elektrikë është nxehur edhe më shumë, me “Fordin” që ka lansuar një SUV “Mustang Mach”, i cili ka brenda ekrane të shumta të mëdha. Dhe përderisa automobilat autonomë po i afrohen realitetit, brendia e një automobili “do të jetë më shumë se një rast për argëtim”, sipas Muskut. “Tesla” së fundmi shtoi edhe një listë këngësh e tekstesh; pronarët e “Model S”, “Model X” e “Model 3” mund të lidhen me llogaritë në “Netflix”, “Hulu” e “YouTube” përmes konzolës së automobilit.

“Tesla” po e shton edhe qasjen në “Spotify” dhe në më shumë videolojëra. Ajo ka partneritet edhe me kompaninë e lojërave “StudioMDHR”. “Tesla” prin garën për sistemin e brendshëm “Tesla” po prin garën për sistemin e brendshëm të automobilave me këto shërbime për argëtim, ka thënë Dan Ives, drejtor në “Wedbush Securities” dhe analist i “Teslas”. “‘Tesla’ e ka ngritur këtë në një nivel tjetër... Ka ikur me milje larg nga kompanitë e tjera se si e mendojnë përvojën brenda automobilit”.

Por Ives ka thënë, po ashtu, se prodhuesit e tjerë kanë nisur të marrin masa duke përmirësuar sistemet e tyre për të arritur atë që po e prezanton “Tesla”. Will Kaufman, strateg i përmbajtjes në faqen për automobila “Edmunds”, ka thënë se tani për tani një nga avantazhet më të mëdha të opsioneve të sistemit të brendshëm është se “ka shumë pika për t’u diskutuar”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)