Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Pininfarina, kompania që dëshiron të bëjë versionin e parë në botë elektrik luksoz

Pininfarina ka ambicie për të zgjeruar aftësinë e saj nga një shtëpi projektimi në prodhues i parë i veturave luksoze elektrike.

Ky deklarim është bërë në panairin e veturave “Gjeneva 2018”, kur shefi Paolo Pininfarina tregoi se strategjia për vetura super luksoze elektrike tani është duke u zhvilluar me kompaninë e paraardhësve të tij, Mahindra.

“Ëndrra e babait tim ishte të ndërtonte një kompani të veturave e po ashtu ëndrra e babait të tij ishte të ndërtonte një kompani të veturave”, ka thënë ai. “Tani unë planifikoj që ajo ëndërr të bëhet realitet”, transmeton koha.net.

Paolo ishte duke folur për gjyshin e tij, Battista Farina, njeriun që e ka bërë të njohur ‘House of Pininfarina’ e që e kishte krijuar vet, dhe i cili ishte i 10-i nga 11 fëmijët të emërtuar si bebet Pinini.

{gallery}