Koncepti i paralajmëruar së fundmi, Partner Tepee Electric, nuk do të jetë risia e vetme e kompanisë Peugeot në panairin e 87 të veturave në Gjenevë, i cili për gazetarët do të hapet më 7 mars ndërsa për publikun e gjerë do të mbahet nga 9 deri 19 mars.
Francezët, në fakt, kanë përgatitur edhe konceptin e ri të quajtur Instict, për të cilin nuk janë zbuluar shumë detaje, transmeton Koha.net. Megjithatë, fjala është për një veturë elektrike të cilën e shohim në fotografitë dhe në videon më poshtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncepti i ri Instict i Peugeot do të karakterizohet me sistemin autonom të tërheqjes, sistemin Samsung ARTIKCloud, i-Cockpit dhe dyert e pasme të cilat hapen në drejtim të kundërt nga ato të parat.
{gallery}