Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Peugeot bashkohet me nuTonomy për veturat pa shoferë

Prodhuesi francez i veturave Peugeot do të bashkohet me firmën e teknologjisë me bazë në Boston, Massachusetts, nuTonomy për të testuar veturat e saja vetëvozitëse në Singapor.

Softueri i NuTonomy, sensorët dhe platforma kompjuterike do të instalohen në modelet Peugeot 3008 si pjesë e planeve për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për veturat autonome, ka thënë PSA dhe nuTonomy përmes një deklarate të mërkurën.

Ky kombinim i kompanive është i fundit në mes të teknologjisë dhe kompanive automotive pasi Daimler, e cila ka në pronësi Mercedes-Benzin, muajin e kaluar zbuloi partneritetin për zhvillimin e veturave autonome me Robert Bosch, ndërsa BMW ka njoftuar një aleancë me kompaninë për prodhimin e procesorëve Intel dhe kompaninë izraelite Mobileye, transmeton Koha.net.

Vozitja autonome në zona urbane kërkon një qasje më radikale në dizajnin e veturave, veçanërisht për softuerin dhe sensorët, për të ndihmuar një veturë që të navigojë me pengesat në qytet, ka thënë Anne Laliron, shefe e Laboratorit të Biznesit në PSA Group.

“Për këtë arsye kemi shfrytëzuar rastin të punojmë me nuTonomy”, ka thënë Laliron për Reuters.

Edhe Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia Auto 1 muaj më parë Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia

Pas partneritetit fillestar, kompania do të marrë në konsideratë zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe nëpër qytete tjera të mëdha.

nuTonomy, kompania softuerike e themeluar nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT), ka qenë e para që ka testuar shërbimin taksi pa shofer në rrugë.