Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Partisan One është SUV më bazik në botë që mund të blihet tani

SUV-ët 4x4 si Mercedes G-Wagon e Land Rover Defender e që janë qe një kohë të gjatë me dizajnë të njëjtë, kanë fituar një respekt të madh nga blerësit të cilët kanë nevojë për vetura për terrene të vështira.

Tani është një model i ri në treg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prodhuesi gjerman i veturave Partisan Motors mendojnë se me modelin e tyre mund t’i sfidojnë me SUV e tyre të inspiruar në makinat ushtarake, të quajtur Partisan One, transmeton koha.net.

I dizajnuar nga inxhinieri rus Juri Postnikov, ai ka këndet aq të drejta si të ishte bërë nga një amator me vizore.

Partisan One pretendohet se është projektuar në një platformë që e bën atë shumë lehtë të riparueshëm.

Motorin do ta ketë të Fiat, 2.8 litërsh që prodhon 148 kuaj fuqi, ndërsa më vonë thuhet se do të ketë edhe version elektrik të tij.

Partisan One është shumë i madh në përmasa, 4.72 metra i gjatë, 2.30 metra i gjerë e 2.23 metra i lartë, e më vonë pritet një version i tij edhe më i gjatë e që do të ketë 6 goma aktive, 6x6.

{gallery}