Mercedes AMG ka shfrytëzuar Panairin 24 orësh të Nurburgringut, për të shfaqur veturën elektrike të së ardhmes, transmeton Koha.net.
Vetura quhet ‘Project One’, ndërsa përdorë një motor të Formula 1 dhe disa motorë elektrikë që prodhojnë “1 mijë kuaj fuqi e më shumë”.
Gazetarëve u është treguar privatisht një ekran që shfaqte këtë veturë dhe namin e saj.
Në prezantimin e tyre ata kanë treguar se ka një motor 1.6 litërsh V6 i bërë për gara por që i plotëson kërkesat ligjore për të dalë në rrugë, e që sipas tyre vetëm ai prodhon rreth 750 kuaj fuqi.
250 kuaj fuqitë e tjera vijnë nga katër motorët elektrikë të ndarë për çdo rrotë nga një, të cilat kanë bateritë nga litiumi.
Edhe
Së shpejti vjen hiper-vetura 3 mln. e Mercedes-AMG me motor të F1
Super vetura e Mercedes AMG pritet të debutojë në panairin e veturave në Frankfurt, ndërsa kushton 2.8 milionë euro.
{gallery}