Gjiganti gjerman i automjeteve, Mercedes, ka njoftuar lansimin e hiper-veturës së tij AMG One.
Ky model i veçantë është zbuluar për publikun në vitin 2017 dhe pritej të lansohej këtë vit, por gjithçka u shty edhe për dy vjet.
Mercedes-AMG One do të jetë në dispozicion në seri të kufizuar prej vetëm 275 njësive, me çmim prej 2.5 milionë euro për njësi.
Sa i përket motorit, AMG One ka motor 1.6-litër V6 dhe dy motorë elektrikë me kapacitet prej 120 kW të vendosura në rrotat e pasme dhe dy të më të vegjël në rrotat e përparme. Fuqinë totale kjo hiper-veturë e ka rreth 1000 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 200 kilometra në orë mund ta arrijë për 6 sekonda.
Mercedesi konfirmon se kjo hiper-veturë mund të kalojë vetëm 25 km me motor elektrik.
Sidoqoftë, për shkak të natyrës garuese motori SUS duhet të rinovohet plotësisht çdo 50,000 km./kosovapress
-
Dërgesat e para të hiper-veturës së Mercedesit nuk do të fillojnë para 2021-ës
-
Mercedesi i vitit 1991 që pritet të shitet rreth 200 mijë euro
-
Prezantohet Mercedes-AMG GLA 45S i ri
-
Super Mercedesi që kushton 2.5 mln euro digjet gjatë transportimit
-
Rrjedhin detajet e gjeneratës së re të Mercedes E-Class All-Terrain