Modeli Crossland X i Opelit tani ka motor të ri dizel 1.5-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 120 kuajfuqi. Ky motor do të zëvendësojë motorin e mëparshëm dizel 1.6-litër.
Prodhuesi gjerman njoftoi se bëhet fjalë për motorin i cili është i kombinuar me marshin automatik prej gjashtë shpejtësive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, bëhet fjalë për motorin e zhvilluar nga grupi PSA, i cili më parë këtë vit e ka përfshirë në ofertën e SUV-it Grandland X, transmeton ksp.
Motori i ri dizel në Crossland X me ndihmën e sistemit start/top mesatarisht shpenzon 4-litra naftë për 100 kilometra, matje kjo e bërë sipas standardit të vjetër të NEDC, ndërsa emeton dy-oksid të karbonit mesatarisht 104-105 g/km.
Motori i ri përputhet me standardet e emetimit të Euro 6d-TEMP dhe çmimi fillestar i Crossland X me këtë motor në Gjermani është 24,120 euro.