Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Opel Combo Life gati për prezantim

Pas versionit Combo Life për udhëtarë që kishte premierën në fillim të vitit, Opeli do të paraqesë versionin e mallrave të këtij fugoni në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve Tregtare (IAA) në Hanover nga 20 deri më 27 shtator.

Gjenerata e pestë e modelit multifunksional Opel Combo prodhohet në dy versione, pasagjerë Combo Life dhe Combo komerciale, transmeton KP.

Vetura familjare vjen në variant me pesë dhe shtatë ulëse, derisa bagazhi maksimal është 2693 litra. Opel Combo është i zhvilluar sipas standardeve të veturave familjare dhe jo si automjet komercial.

Është i pajisur me sistem për paralajmërim me rastin e përgjumjes së vozitësit, me paralajmërim ndaj veturave tjera në komunikacion dhe kënd të vdekur.

Sa i përket motorit, vetura vjen në variantin benzinë dhe dizel, në kombinim me marsh manual prej 5 dhe 6 shpejtësive dhe për herë të parë në modelin Combo vjen edhe ndërruesi automatik prej tetë shpejtësish.

Derisa Combo Life për udhëtarë kishte debutimin në panairin e veturave në Gjenevë në fillim të marsit, varianti komercial do të ketë premierën në Hanover.