Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Njoftohuni me Volkswagenin e vogël të viteve 60-a

Volkswagen T1 Microbus është krijuar në vitin 1963 dhe më 30 gusht do të jetë në dispozicion për shitje përmes shtëpisë së ankandit RM Sotheby’s në Auburn Fall me çmim prej 15 deri 18,000 mijë dollarë.

Ky Volkswagen i vogël përmban disa elemente nga Chevrolet Corvette (siç janë dritat e pasme), spoilerin e ri të përparmë, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, spoiler të pasmë mbi çati, gypat e shkarkimit të gazrave të vendosura anash, disa detaje nga kromi, rrotat Cragar SS, timonin e ri, etj.

{gallery}

T1 Microbus, po ashtu, karakterizohet me eksterierin me ngjyrë Candy Brandy Wine, detajet grafike Murano dhe muralin “Magjistari i Çmendur” në pjesën e përparme.

Sa i përket motorit, ky Volkswagen i vogël ka motor me kapacitet prej 1832 cc nga viti 1972 i cili është i kombinuar me marshin manual prej 4 shpejtësive.

Artikuj të ngjashëm