Novitec është kompania e cila merret me modifikimin e veturave, dhe kësaj here është marrë me modelin 812 Superfast të Ferrarit.
Kjo kompani, për këtë Ferrari 812 Superfast ka zgjedhur aerodinamikën nga fibra të karbonit, e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler), ejt., transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, Novitec për këtë super-veturë ka zgjedhur edhe rrotat “Vossen” nga alumini prej 21 dhe 22-inç, gomat Pirelli P-Zero 275/30 dhe 335/25, amortizatorët e modifikuar si dhe sistemin e ri e më të lehtë të shkarkimit të gazrave.
Novitec, po ashtu, është duke përgatitur edhe paketën për përforcimin e motorit të kësaj super-veture, 6.5-litër V12 me kapacitet prej 789 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2,9 sekonda, deri në 200 km/h për 7,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 340 km/h.