Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Njoftohuni me “Shigjetën e Argjendtë” elektrike të Mercedesit

Veturat e Mercedesit të shekullit XX njihen ndryshe edhe si “Shigjetat e Argjendta”.

Duket se po kështu do të quhen edhe në shekullin XXI, duke nisur nga modeli EQ Vision Silver Arrow, që është prezantuar në Monterey.

{gallery}

Mercedes-Benz EQ Vision Silver Arrow është një veturë e frymëzuar nga W125 e viteve ’30, si në format aerodinamike, ashtu edhe në ngjyrë, shkruan tch.

Me 5.3 metra gjatësi dhe 1 metër gjerësi, kjo “Shigjetë e Argjendtë” tërësisht elektrike është e ardhmja e markës së famshme gjermane.