Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një Mercedes-AMG GT S unik

Mercedes-AMG GT S është njëri nga veturat për të cilat flasin shumica e njerëzve, madje edhe kur është ende në fabrikë. Por, gjithmonë do të ketë njerëz të cilët duan që vetura e tyre të jetë më e veçanta.

Për ata të cilët dëshirojnë që Mercedes-AMG GT S i tyre të jetë plotësisht unik, kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Fostla, ka krijuar disa përmirësime të cilat kushtojnë 28,000 euro në Gjermani.

Lexoni edhe: 

Prior Design e bën Mercedes-AMG GT S të duket shumë “agresiv” [foto]

Në këto përmirësime hyn përforcimi i motorit nga 503 në 604 kuajfuqi, ku tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h, transmeton Koha.net. Po ashtu në përmirësime përfshihet edhe njësia ECU e modifikuar, filteri BMC për ajër si dhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave.

Përveç modifikimeve të përmendura, në dispozicion janë edhe disa elemente të bëra nga fibra të karbonit, përkatësisht spoileri i përparmë, difuzeri i pasmë, etj.

Për fund, Fostla eksterierin e këtij modeli e ka bërë dy-ngjyrësh (të kuqe dhe të argjendtë), si dhe në pjesët anësore të tij gjendet mbishkrimi “Fostla.de”.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm