Kompania Nissan do të tërheq 215 mijë automjete dhe SUV automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të rrezikut nga shpërthimi i zjarrit, transmeton Anadolu Agency.
Tërheqja përfshinë modelet Murano të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2017. Maxima nga viti 2016-2017, Pathfinder nga viti 2017-2018 dhe Infiniti QX60 nga viti 2017.
Kompania njoftoi se nga pompa që parandalon bllokimin e frenave mund të rrjedhë lëngu në pllakën e qarkut elektrik dhe të shkaktojë një lidhje të shkurtër elektrike që rrit rrezikun e shpërthimit të zjarrit. Nëse shoferët shohin se drita paralajmëruese e frenave ndriçon për më shumë se dhjetë sekonda pas fillimit të motorit, Nissani u bën thirrje atyre të mos ngasin.
Nissan-i vlerëson se 56 për qind e automjeteve kanë probleme. Shitësit do të kontrollojnë numrat seriale të pompave dhe sipas nevojës do t’i zëvendësojnë duke filluar nga 15 tetori.
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Hyundai e Kia tërheqin afro 3.4 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit
-
Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA