Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nissan përfundimisht sjell pasardhësin e 370Z

Muajt e fundit është spekuluar rreth pasardhësit të shumëpritur të modelit 370Z dhe ai tani është konfirmuar përfundimisht.

Nënpresidenti i Nissanit për dizajn, Alfonso Albais, ka konfirmuar se kompania japoneze po punon për pasardhësin e 370Z.

Gjenerata e tanishme e modelit të famshëm 370Z Coupe është gati një dekadë, duke e bërë atë një nga modelet më të vjetra sportive që mund të blihen, transmeton ksp.

Është spekuluar se Nissan mund të nisë një gjeneratë të re të modeleve Z në panairin e veturave në Tokio, në tetor të 2019-ës.

Megjithëse Albais nuk ofroi ndonjë informacion shtesë, në Japoni spekulohet se Nissan po bashkëpunon me Mercedesin, dhe planifikon të huazojë motorin një cilindërsh 2.0-litër, derisa për Infinity do të marrë 3.06-litër V6.

Versioni më i fuqishëm i Nissan Z të ri do të jetë me kapacitet prej rreth 400 kuajfuqi. Po ashtu, thuhet se Nissan mund të ofrojë edhe një version hibrid.