Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nisin shitjet e automobilit që shpejtësinë 100km/orë e arrin për 1.9 sekonda

Kanë nisur porositë për makinën e parë në botë që shkon nga 0 në 100 km/h për më pak se 2 sekonda.

Aspark Owl është një makinë elektrike japoneze me një motor me 430 kuajfuqi, peshon 860 kg dhe arrin shpejtësinë 100 km/orë për 1.9 sekonda, shkruan tch.

Çmimi i kësaj makine është rreth 3.5 milionë euro dhe, sipas Bloomberg, klientët do të mund të paguajnë këstin e parë prej 1 milion euro në Ekspozitën e Parisit.