Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nga 15 nëntori obligohen pajisjet dimërore për vetura

Nga 15 nëntori të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka apeluar që të nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.

“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.