Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Në Shqipëri rripin e sigurisë e përdorin 75% e shoferëve, ndërsa celularin në timon 45%

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahasuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e elektronik të radhës, të fokusuar këtë muaj në zbatimin e kodit rrugor dhe punën e policisë rrugore.

Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit.

Gjetjet kryesore të sondazhit nr.4

· Rreth 75% e të anketuarve (mosha 16 vjeç e sipër) që udhëtojnë me automjete (si drejtues apo pasagjerë) e përdorin rregullisht rripin e sigurimit. Rreth 15% nuk e përdorin asnjëherë. Nuk ka diferenca domethënëse statistikore mes banorëve të qarkut Tiranë dhe qarqeve të tjera. (Shënim: Përqindja e fundit e publikuar në media mbi përdorimin e rripit të sigurimit ka qenë 38%, por bazohej vetëm në të dhënat e personave të përfshirë në aksidente në vitin 2016.)

· Rreth 45% e drejtuesve të automjeteve e përdorin celularin në timon. Rreth 1/3 e tyre e përdorin vetëm brenda qyteteve. Nuk ka diferenca domethënëse statistikore mes banorëve të qarkut Tiranë dhe qarqeve të tjera.

Edhe “Vrasës i heshtur”, celulari me timonin në dorë Auto 6 v. më parë “Vrasës i heshtur”, celulari me timonin në dorë

· Rreth 65% të anketuarve (16 vjeç e sipër) mendojnë se policia rrugore ka qenë më aktive këtë sezon turistik, në krahasim me vitet e mëparshme. Ndërsa 23% mendojnë të kundërtën. Nuk ka diferenca domethënëse statistikore mes banorëve të qarkut Tiranë dhe qarqeve të tjera.

· Rreth 60% të anketuarve (16 vjeç e sipër) mendojnë se Policia e Shtetit në përgjithësi ka punuar mirë këtë sezon turistik, në krahasim me vitet e mëparshme. Ndërsa 23% mendojnë të kundërtën. Nuk ka diferenca domethënëse statistikore mes banorëve të qarkut Tiranë dhe qarqeve të tjera.