Duke folur për mediat në kuadër të fillimit të Javës së Sigurisë Rrugore, Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Mitat Tola, deklaroi se po ndërmerren masa që synojnë uljen e numri të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë.
Ai theksoi se policia tashmë ka rreth 20 radarë të lëvizshëm, të cilët do të mundësojnë kontrolle të vazhdueshme në territore të ndryshme, transmeton Shekulli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i takon ndryshimeve në Kodin Rrugor, drejtori i Policisë Rrugore tha se synohet ashpërsim i masave për drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon.
Policia Rrugore ka qenë iniciatorë e ndryshimeve në Kodin Rrugor, tha Tola. Besoj se zhvillimet e trafikut dhe qarkullimit rrugor, ku me avancimin e madh të teknologjisë edhe është më e vështirë të mbahen nën kontroll drejtuesit e mjeteve, e kanë bërë të nevojshme që ne të kalojmë në një fazë tjetër. Përdorimin e celularit nuk mund ta parandalojmë me masën ndëshkimore që kemi ne sot. Po kështu edhe ashpërsimi i masave ndëshkimore do të bëjë që të ulët numri i rasteve të përdorimit të celularit në timon, duke sjellë kështu edhe ulje të numri të aksidenteve.