Kompania e specializuar për modelet e Fordit, Mountune, ka paraqitur edhe më parë disa paketa për modifikimin e Focus RS, duke e përforcuar në 375 deri 400 kuajfuqi.
Tani kjo kompani ofron paketën më të re me të cilën e përforcon motorin e Focus RS-it në më shumë kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Motori i Focus RS, 2.3-litër EcoBoost, me paketën “Mountune m450” vjen i përforcuar në 450 kuajfuqi, si dhe me paketën “m520” në 520 kuajfuqi.
Çmimi për paketën “m450” në Britani të Madhe është 3,260 euro, ndërsa për “m520” 6,600 euro.
Mountune për Focus RS, ndër të tjera, ka zgjedhur edhe turbo-mbushësin, si dhe set të ri të rrotave 19-inçësh me goma “Michelin”.
Gjithashtu, Mountune nuk ka zbuluar të dhënat e Focus RS-it për përshpejtimin deri në 100 kilometra në orë e as për shpejtësinë maksimale.