Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota

”Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota, i projektuar nga Umberto Palermo, do të dalë në shitje nga viti 2022.

Çmimi i tij do të sillet mes 14.000 e 18.000 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prototipi, i paraqitur më 2 korrik 2020 në Muzeun Kombëtar të Automjeteve në Itali, është shndërruar në një produkt industrial në më pak se një vit.

Modeli synon të jetë një përgjigje ndaj ndryshimit të lëvizshmërisë në qytet, si për transportin e njerëzve ashtu edhe për lëvizjen e mallrave, me vëmendje për riciklimin e përbërësve.

Oferta përfshin versionin ”La Small” me dy vende, ”La Corriera” 4-vendësh dhe ”Il Pick-up”.

Autonomia do të garantojë një distancë midis 100 dhe 200 kilometrash, shpejtësia do të shkojë deri në 50 km/h, por e kufizuar në përputhje me rregulloret në fuqi.

Parashikohet gjithashtu një sistem novator ndihmës i mbushjes së baterisë me diell që integrohet me “fuqinë elektrike” të automjetit. \ atsh